Gani Gërmia dhe Ylli Dervishi që nga fillimi i këtij Big Brother kanë nisur përplasjet me njëri-tjetrin.
Ata shpesh kanë debatuar e madje në shumë raste kanë sjell edhe gjëra nga jashtë.
Kjo pasi të dy njihen dhe duket se kanë kaluar në disa gjëra meqë i përmendin edhe brenda.
Në ditën e sotme (e diel), ata janë zënë sërish teksa po qëndronin në oborr me banorët e tjerë.
“Unë kam një bagazh të madh me gjërat e tij. Unë do të të largojë ty nga këtu”, i tha Ganiu, Bucit.
Kjo duket si një kërcënim nga ana e prezantuesit, pasi i thotë se di shumë gjëra për të.
“Se kuptoj se çfarë po thotë, sillu andej”, iu drejtua nga ana tjetër Buci.