Lajmi për Genc Fugën trishtoi publikun e gjerë shqiptar. Aktori i njohur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru.
Menjëherë, bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani ka kërkuar ndihmë nëpërmjet një llogarie në GoFundMe ku shuma e kërkuar është siguruar në kohë rekord.
Koleg e personazh publik kanë dhënë gjithashtu ndihmën e tyre monetare, ku nuk kanë nguruar të shfaqin edhe emrat e tyre krah shumës së dhuruar. Kjo ka bërë që edhe në këtë rast interesi publik të jetë i lartë.