Ngjarja tragjike që ndodhi sot në rrugën “Nazim Kokollari” në Prizren, ku 30-vjeçari Miran Halili me mjetë të mprehtë ia mori jetën babait të tij, Faredin Halili, 50 vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.
30 vjeçari, Miran Halili dyshohet se sulmoi babanë e tij me th iikë në qafë, e ku më pas rastin e raportoi në Polici një qytetar rreth orës 13:55.
Në vendin ku ndodhi kjo tragjedi kishte dalë edhe Emergjenca në ato momente, ku e kishin marrë viktimën, gjendja e të cilit ishte e rëndë.
Nuk shkoi shumë, kur në orën 14:47, Sinjali mëson se Policia kishte marrë infomacionin se Faredin Halili ka ndërruar jetë.






