Në orën 10:00 të kësaj të enjte ka nisur ceremonia shtetërore e nderimeve të fundit për ish-Presidentin Bujar Nishani. I pari që ka kryer homazhe për ish-kryetarin e shtetit ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta. Më pas kanë shkuar edhe personazhe të njohur të politikës, si ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Mes tyre, është vënë re dhe modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, e cila ka dhe lidhje gjaku me të ndjerin. Ajo është shfaqur e veshur me të zeza dhe e trishtuar teksa ka takuar familjarët.
Kujtojmë që më herët, ajo ka treguar se me fëmijët e Nishanit ka një marrëdhënie shumë të mirë, veçanërisht me të bijën Fionën.
Beniada ka shkruar në Instastory: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani zemra ime është me ty”.
Nderimet për ish kreun e shtetit, që u nda nga jeta disa ditë më parë, do të përfundojnë në orën 12:00.
Arkmorti me trupin e pajetë të ish-presidentit është vendosur “Skënderbeu” të Presidencës, ku familjarët po presin ngushëllimet./abcnews.al