• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Thursday, December 25, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

I masakruan fytyrën me shishe qelqi, si ish-banorja e BBV dhe motra e saj goditën blogeren e më pas… Detaje nga ngjarja

VeqShqip by VeqShqip
August 9, 2024
in Rozë
0
0
SHARES
1.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja dalin nga dhunimi i 24-vjeçares, Klea Prenga, e cila dyshohet se është goditur me shishe qelqi në fytyrë nga ish-banorja e BBV, Antonela Berisha dhe motra e saj, Marinela Berisha. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet. Mësohet se dy motrat Antonela dhe Marinela Berisha e kanë goditur 24-vjeçaren me shishe në fytyrë duke i shkaktuar çarje të thella dhe më pas janë larguar nga ambientet e restorantit.

Menjëherë pas ngjarjes Klea Prenga është transportuar nga policia me ambulancë te Spitali i Traumës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Policia ka bërë sekuestrimin e pamjeve filmike në restorantin ku ndodhi ngjarja dhe i është marrë deklarim 24-vjeçares si edhe personave që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetaset Antonela dhe Marinela Berishaj pasi jane autore të dyshuara për veprën penale të “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Ngjarja e rëndë

Klea Prenga, ka publikuar në profilin e saj Instagram, disa pamje të rënda të fytyrës së saj të shpërfytyruar, ndërsa pretendon se është sulmuar me gotë në një restorant dhe sipas saj urdhri është dhënë nga ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berisha dhe motra e saj, Marinela. Në postimin e saj, ajo shkruan se policia po heton ngjarjen, ndërsa ka publikuar dhe një mesazh që i ka mbërritur në telefon nga një numër me prefiks italian pas sulmit, ku shkruhet se “dhuratën e ke nga Marinela Berisha, jo Antonela Berisha”.

“Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore”, shkruan ajo ndër të tjera në reagim.

Ndërsa në fotot e publikuara, Klea Prega shihet që ka marrë dëmtime të rëndë në fytyrë, pasi goditja, sipas saj me gotë, i ka shkaktuar çarje të thella.

“Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë:

Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme. Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.

Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde. Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.

Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti. Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.

Previous Post

Reagimi i Vesa Vllasaliut teksa ish-i po i martohej me shoqen

Next Post

Getinjo publikon foto me të dashurën e re

Next Post
Getinjo publikon foto me të dashurën e re

Getinjo publikon foto me të dashurën e re

  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

Nëna e Shpat Kasapit prek me falenderimin për Selvije Jaon: Shpirti i shtëpisë

Nëna e Shpat Kasapit prek me falenderimin për Selvije Jaon: Shpirti i shtëpisë

December 23, 2025
“Jam keq”- Ndodh në “Big Brother VIP” Nëna i kërkon banores të lërë shtëpinë, ajo refuzon

“Jam keq”- Ndodh në “Big Brother VIP” Nëna i kërkon banores të lërë shtëpinë, ajo refuzon

December 23, 2025
Kanë kryer marrëdhënie? Bia ‘shokon’ Eduartin me deklaratën e saj

Kanë kryer marrëdhënie? Bia ‘shokon’ Eduartin me deklaratën e saj

December 23, 2025
“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.