Një ngjarje tragjike ka ndodhur në provincën e L’Aquila, në Itali.
Një vajzë e mitur 12-vjeçare, me origjinë shqiptare, ndërroi jetë pasi u godit nga drurët mbajtës të shilarëses, që i ranë sipër ndërsa ajo po lozte.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.
Vajza fillimisht u dërgua në urgjencën në Avezzano, dhe më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.