Sonte është prime i radhës në BBV dhe si zakonisht do jetë një natë shumë e gjatë me debate të forta, diksutime dhe surpriza të hidhura dhe të bukura.
Ditët e fundit ka bërë xhiron e portaleve dhe mediave rozë një moment kur Kristi i thotë Oltës “kũrvè”, dhe për këtë pritet ndëshkimi nga produksioni.
Nga ajo që mësojmë Kristit do t’i hiqet e drejta e nominimit për dy javë, gjithmonë nëse ai arrin të shpëtojë sonte pasi është në nominim.
Kujtojmë se janë 5 banorë në nominim duke nisur nga Kristi, Nita, Diola, Armaldo dhe Dea Mishel. Njëri prej tyre do lërë përfundimisht shtëpinë.
Gjithashtu pritet një debat i fortë në shtëpi pas zhvillimeve të fundit mes Oltës dhe Kristit, aktorja i ka vënë qëllim vetes t’a nxjerrë nga shtëpia.
Sipas saj Kristi është forcuar shumë si lojtar dhe ndaj është mirë ta “heq qafe” deri tani. Nga ana tjetër Kristi po afrohet dukshëm me Luizin.