Gazetarja Ilnisa Agolli ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment romantik me partnerin e saj, moderatorin Meriton Mjekiqi.
Çifti, historia e të cilëve nisi në shtëpinë e “BBV”, duken mjaft të dashuruar. Në foton e postuar Ilnisa ishte e ulur në një karrige, ndërsa Meritoni i jep një puthje romantike në faqe.
“Përgjithmonë dhe përngaherë”– ka shkruar Ilnisa krahas fotos së ëmbël.
Megjithatë të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i vëllait të Ilnisës, i cili i ka shkruar:
“Kush djeg kripë në darkë”.
Pas daljes nga shtëpia, çifti kanë treguar se në planet e tyre është një fëmijë, duke bërë që dyshja të “mposhtin” paragjykimet për diferenën në moshë teksa shijonë romancën e tyre në sytë e publikut.