Mushkolaj ka thënë se askush nuk ka të drejtë ta sulmojë askënd, për shkak se e shpreh mendimin e vet, mendimin ndryshe, siç ka bërë Valon Syla.
“Ata që i japin vetes të drejtë ta marrin ligjin në dorë, duhet të ndëshkohen ashpër nga ligji. Sulm i papranueshëm, sulm qyqar”, ka thënë Mushkolaj.
Reagimi i plotë nga Imer Mushkolaj:Së pari linçojnë në rrjetet sociale, pastaj sulmojnë fizikisht. Askush nuk ka të drejtë ta sulmojë askënd, për shkak se e shpreh mendimin e vet, mendimin ndryshe, siç ka bërë Valon Syla. Ata që i japin vetes të drejtë ta marrin ligjin në dorë, duhet të ndëshkohen ashpër nga ligji. Sulm i papranueshëm, sulm qyqar.






