• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Thursday, January 22, 2026
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

“Ishte e para dhe e fundit”-Noizy, si rrallëherë, flet për dashurinë e vetme në jetën e tij

VeqShqip by VeqShqip
July 20, 2024
in Rozë
0
“Ishte e para dhe e fundit”-Noizy, si rrallëherë, flet për dashurinë e vetme në jetën e tij
0
SHARES
295
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Noizy, i ftuar në podkastin “Zë me Mirën” foli për shumëçka, duke nisur që nga karriera e deri te jeta personale.

Ndër të tjera, në një fragment të podkastit, Mira e pyeti nëse ka dashuruar ndonjëherë shumë në jetën e tij.

Noizy tregoi se ka qenë shumë i dashuruar me ish-të dashurën, ose të dashurën e tij të parë, e cila është edhe nëna e vajzës së tyre, Leandrës.

“Ajo është hera e parë dhe e fundit. Ajo është ajo është dashuria me sinqeritet, ku s’ka të bëjë leku, thashethemet dhe ti thjesht e do verbërisht, se s’ka të bëjë se ç’thonë të tjerët për të. Nuk besoj më te dashuria, pas dashurisë sime të parë, pa asnjë lloj interesi”, u shpreh reperi.

Ai tregoi se është i sigurt se ka pafund vajza që nuk interesohen për paratë dhe famën, edhe pse është paksa e vështirë, duke shtuar se do të donte një person që ta respektojë dhe duke konfirmuar se është single.

Noizy foli edhe për vajzën e tij 17-vjeçare dhe raportit që ka me të:

“Për shkak të rrethanave të jetës sime dhe mamit të saj, nuk është mundësia që ne t’i kemi marrëdhëniet si një familje normale. Tani vajza është e rritur, është 17 vjeç dhe ne mundohemi të kemi kontakte. Flasim në telefon, vjen rri këtu te shtëpia ime me mamin, babin (gjyshërit) dhe i ka më të afërt. Angazhimet e mia të tepërta nuk më kanë lënë të kem një komunikim të vazhdueshëm me vajzën dhe familjarët e mi”, duke shtuar se në të ardhmen, do t’i thotë “stop” angazhimeve të tepërta, për t’u bërë një baba shembullor.

“Përherë ka vend për t’u bërë më i mirë, në gjithçka”, u shpreh ai.

Noizy tha se vajza e tij është e mrekullueshme dhe ajo e ka bërë atë më të dashur dhe më të kujdesshëm. Reperi theksoi gjithashtu se e bija nuk shkon në koncertet e të atit dhe se as ai vetë nuk do të donte që ajo të shkonte në çdo koncert.

“Unë kam shumë këngë, rreth 400 këngë gjatë gjithë karrierës sime dhe shumicën e këngëve nuk do të donte t’i dëgjonte vajza ime dhe kjo këshillë shkon për të gjithë fansat e mi adoleshentë”.

Noizy gjithashtu këshilloi që të mos dashurojnë në një moshë shumë të re, pasi kjo është e rrezikshme dhe koha nuk kthehet më.

Previous Post

Vajzat e BBVA i vënë “flakën” Jugut me bikini

Next Post

Ja pas kujt qëndron Ilnisa Agolli

Next Post
Ja pas kujt qëndron Ilnisa Agolli

Ja pas kujt qëndron Ilnisa Agolli

  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

Të Braktisurit – Episodi 62 Promo

Të Braktisurit – Episodi 62 Promo

January 21, 2026
Të Braktisurit – Episodi 61 | 21.01.2026

Të Braktisurit – Episodi 61 | 21.01.2026

January 21, 2026
Mos me Braktis – Episodi 851 Promo

Mos me Braktis – Episodi 851 Promo

January 21, 2026
Mos më Braktis – Episodi 850 | 21.01.2026

Mos më Braktis – Episodi 850 | 21.01.2026

January 21, 2026
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.