Kosova tashmë ka siguruar 20 përqind të vaksinave kundër koronavirusit.
Madje, janë ndarë edhe grupet që do t’i marrin të parat këto vaksina, shkruan Syri.net
Ministria e Shëndetësisë 300 mijë vaksinat e para që i merr falë nga OBSH-ja do tija japë këtyre kategorive të njerëzve.
Sipas ministrisë grupet e rrezikut janë:
Punëtorët shëndetësor
Të sëmuret kronike
Të moshuarit
Shtatzënat dhe grupet tjera me të ekspozuara
Sipas, Ministrisë së Shëndetësisë rreth 20% të vaksinave do të jepen falas ndërsa pjesa tjetër do të blihen, raporton Syri.net
Kompania ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’ ndodhet në prag të miratimit emergjent të vaksinës kundër koronavirusit.
Këtë vaksinë e ka zbuluar dy shkencëtarët nga Gjermania me prejardhje turke, Ugur Sahin dhe Özlem Türeci.