Meti Alshiqi u përjashtua ditën e djeshme (e martë) nga Big Brother VIP Kosova 2.
Kjo pas një debati të ashpër që pati me Blerandon, me të cilin u tha se ka pasur edhe përplasje fizike.
Kjo situatë mes tyre përfshiu edhe banorët e tjerë, të cilët ndërhynë për t’i qetësuar.
Menjëherë pas kësaj, në shtëpinë më të famshme në Kosovë iu erdhi një zarf i zi që thoshte: “Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”.
“Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundoi zarfi./VEQSHQIP/
E si duket gruaja e tij , Blerta nuk është se e ka marrë shumë ‘afër zemrës’ përjashtimin e tij , ajo madje ka postuar një foto të saj sikur nuk po i intereson aspak ajo çfarë ndodhi dje.