Moderatorja Arbana Osmani ka rrëfyer për ndjekësit e saj në Instagram, frikën më të madhe që ka për fëmijët e saj.
Gjitçka nisi nga pyetja e një ndjekësji, i cili ishte kureshtar nëse kanë qenë të vështira vitet e adoleshencës për të. Moderatorja tregoi se në fakt është shumë e shqetësuar për fëmijët e saj që do të jetojnë në epokën e rrjeteve sociale.
“Jo, jo vërtet. Jam shumë më e shqetësuar për fëmijët e mi që do të jetojnë vitet e tyre të adoleshencës në medidat sociale dhe bullizmin online. Jam e tmerruar nga ajo”- shkruan Arbana.
Moderatorja është nënë e dy djemve, Joni dhe Dielli, ndërsa është në pritje të fëmijës së tretë me partnerin Eduart Grishaj.