Filloreta Raçi ose e njohur ndryshe për publiku si Fifi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas”, ku foli gjerë e gjatë për jetën profesionale dhe atë private.
Në një rrëfim tejet të sinqertë, ajo folur dhe ndërkohë ajo që bër më shumë habi ishte që ajo kishte bërë një ndërhyrje që tashmë ishte penduar.
Këngëtarja u pyet për tre gjëra që ka bërë dhe që nuk do i bënte më kurrë. Ajo u përgjigj se para pak ditësh kishte bërë buzët dhe nuk do i bënte më.
Dy të tjerat ishin ruajtja e qetësisë në situata ku nervozohej, pra Fifi tha se nuk do të donte të reagonte aq ashpër dhe gjithashtu nuk do donte të ishte marrë me dy persona në Big Brother Vip.
Fifi, tregoi edhe si është njohur me të dashurin e saj, Adisin dhe ka folur hapur. Fifi tregoi se u njoh përmes Kledit, dhe pas disa takimesh, Fifi i shkruaji, dhe po atë ditë janë puthur dhe gjithçka ka shkuar mirë.
“Mardhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërru në jetë. Është dashur me u fut në BB me njoh Kledin dhe pastaj me njoh Adisin”, tha Fifi.