Luizi dhe Kiara janë pajtuar pas debatit që kishin ditën e djeshme. Moderatorja ka pranuar se Luizi e bën të ndihet mirë, ndonëse e ka mohuar deri tani të ekzistojë pëlqim për të.
Nga ana tjetër, gjatë një bisede të bërë së fundmi, Luizi i ka thënë se ajo është më e rëndësishmja brenda shtëpisë, por do të jetë dhe jashtë.
“Për mua je më e rëndësishmja këtu brenda dhe do jesh edhe jashtë. Mjafton vetëm 1 fjalë e jotja”, është shprehur ai. Këngëtari i ka kërkuar të dijë nëse diçka mund të funksionojë mes tyre.
“Të thashë nuk jam e sigurt”, i është përgjigjur Kiara.