“Në fytyrën apo trupin tonë ka defekte që mendojmë se janë aq të mëdha sa na bëjnë të shëmtuar. Por femrat e famshme na tregojnë se e kundërta është gjithmonë e vërtetë”, kështu shprehej Beniada Nishani para pak ditësh në një shkrim motivues për të gjitha vajzat që aspironin të bëheshin modelde.
Pas famës që mori në “Big Brother Vip” Beniada është anagzhuar me disa projekte në televizion, duke mos lënë pas dore ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku herë pas here bën shkrime të tilla motivuese.
Por fansat kanë reaguar ndaj një veprimi të fundit të modeles, të cilën së fundmi e kemi parë edhe si moderatore në televizion. Një video e publikuar fillimisht nga një blogere në TikTok, tregon një fragment nga emisionin “He/She’s On Top”, ku Beniada është përzgjedhur si antare jurie së bashku me Megi Pojanin.
Ne fragmentin e publikuar nga blogerja, i ftuar në emision është edhe stilisti kosovar Festim Isufi. Gjatë bisedës, Beniada iu drejtohet konkurrentëve duke i kritikuar se nuk bëjnë palestër, ndërsa mendimi i saj mbështetet edhe nga stilisti i ftuar.
“Story-t me body postivity left the chat (u larguan/u zhdukën)”- ka shkruar krahas videos influencerja që e ka publikuar. Beniada: Te flasim diçka, gjithë keto modela, gjithë këto çuna të bukur të veshur: Po pse s’bëni içik palestër, ku janë këto muskujt, ku është kjo taratuga??
Festim Isufi: Po e analizonim me Benin dhe është gjynah të marrësh pjesë këtu, që trupi të jetë i palestruar që… Ku doni të dilni me këto trupa. Nuk është në rregull të vish me këtë trup.
Beniada: Unë të kapa mat herës tjetër në restorant që po ia fusje me spageti. Menjëherë ndjekësit kanë reaguar në komente ndaj antarëve të jurisë (Beniadës dhe stilistit kosovar), duke i quajtur kritikat e tyre “bullizëm” dhe “injorancë.”