Pas një sërë rregullash të thyera në “Big Brother VIP” nga banorët, duke përmendur këtu informacionet e jashtme që solli Xhonatan Islami për Oltën apo dhuna verbale që është përdorur disa herë në reality show, “Vëllai i madh” morri një vendim pak ditë më parë: Nuk ka më tolerime, cdo thyerje rregullash do të përfundojë me skualifikim.
Nuk kaluan as 24 orë nga ky vendim dhe nga shtëpia e BBV u skualifikuan Ermiona dhe Eva për “dhunë verbale”.
Mirëpo duket se kemi të bëjmë me një tjetër rast që mund të konsiderohet si informacion nga jashtë, gjë që është e ndaluar.
Ka qenë banorja e re, Fotinia ajo që në një diskutim me Luizin, e vuri në dijeni se si shihet ai dhe Kiara nga jashtë.
Diskutimi mes Fotinisë dhe Luizit:
Luizi: Unë i thoja gjithmonë që të dal unë dhe Olta dhe një i tretë, nuk e kisha problem për veten, por të thotë ky (Armaldo) për Kiarën. Është e vështirë të zgjasin çiftet këtu.
Fotini: Nuk është vështirë, çiftet kanë shumë prioritet dhe ti e di shumë mirë. Unë të kam dëgjuar kur e ke thënë. Do të ta them një gabim që mendoj se ke bërë? Kur ndodhi ajo me lavamanin, jo se çfarë ndodhi, sepse nuk e llogarit dot, nuk e kam për veprimin. E kam që më vonë kur e diskutove, vetëm fakti që u joshe nga ajo ideja që të mos kesh Kiarën këtu brenda, se ke bërë luftë të madhe që ta mbash këtu.
Luizi: Nuk e keni kuptuar, unë e thashë pse e kisha bërë.
Fotini: Sepse erdhi një moment që the që me Kiarën po të jesh kokë më kokë në finale, do ta fitosh. Ta njoh mirë luftën që ke bërë, jo si të tjerët që të shohin nga jashtë. Ti e nis bisedën si do ta mbjellësh, por atje mendoj se ke gabuar. Ke lënë të kuptohet që gjithë ajo luftë me Kiarën… u duk sikur se ke problem.
Luizi: Unë nuk e them dot, por ajo i ka shërbyer edhe Kiarës edhe mua. I ka ndryshuar lojën dhe mendimin e banorëve të tjerë. Kur nuk më futi Tea në buxhet, Kiara nuk ma tha, dhe kjo më ka mërzitur. E vetmja banore që nuk e kam ditur kurrë se kë nominon, është Kiara. Ajo nominon me zemër, jo me mendje.
Fotini: Duket sikur e përqafon që mos të… Unë mendoj që Kiarën nuk duhet ta përfshish në lojë. Isha në shtëpi, i thoja “fol moj” se ajo nuk flet fare.
Fotini: Janë disa situata që duhet ti përballojë vetë.