Përmes postimeve në rrjetet sociale, Jori Delli ka zbuluar mbrëmë se ka darkuar me Krist Aliajn.
Ish-banorja ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory” ku shfaqet e mbështetur te Kristi.
Por duket se Dea Mishel është bërë ‘xheloze’ për këtë fakt.
Ajo e ka ripostuar këtë imazh në “Instastory” dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Ja si më lanë pas dore”.
Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Dea, Kristi dhe Jori janë parë bashkë.
Ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë qëndruar bashkë te festat që u organizuan pas mbarimit të këtij edicioni të reality show-t.