• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Friday, February 27, 2026
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Juli përlot me rrëfimin në linjën e jetës, surprizohet nga fëmijët

VeqShqip by VeqShqip
May 8, 2024
in Rozë
1
Juli përlot me rrëfimin në linjën e jetës, surprizohet nga fëmijët
0
SHARES
54
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori i mirënjohur Jul Deda ka emocionuar me linjën e jetës në Big Brother VIP, ndërsa rrëfeu për momentet e vështira në fëmijërinë e tij, emigrimin, sakrificat dhe dashurinë për familjen.

Mes lotëve, Juli u shpreh se krenaria më e madhe e jetës së tij janë fëmijët, ndërsa u shpreh i përmalluar për babanë e ndjer, Zef Dedën, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë.

“Dashuria e babait dhe mamit është reflektuar 100% te mua. Babai dhe nëna ikën në emigracion, ne qëndruam me gjyshen. Nuk i dihej asnjëherë kur mund të vinin ata, ose kur mund të shkonim ne. Ndihesha keq kur thonin sille prindin në shkollë. Në 1995 ikëm me pasaporta false, takimi ishte emocionues. Jam krenar për prindërit e mi, Zefin dhe Rozën. Më thonin në gjimnaz ti nuk ke për t’u bërë kurrë, ke për të përfunduar në rrugë.

1998, i dhashë puthjen të dashurës time dhe gruas time, Armandës. Ka qenë dashuria e parë, dashuria që atëherë vetëm shtohet. Jemi si dy shokë. Konkurroj në akademinë e Arteve, dola i pari. Babai tha shko në shkollë por më përpara duhet të jesh njeri, se artist bëhesh.

Bashkia e Shkodrës më dha një bursë, kam jetuar në konvikt, sëmuresha shpesh, ndonjëherë flija në studio, akademi. Në 2004, më hapet një dritare, Portokallia ishte shpëtim. Jeta ndryshoi si me buton.

I jam falenderues TCH dhe Portokallisë. Në vitin 2006, vjen në jetë dashuria e parë, Reina. Është vajza e babës vet, ka ardhur si një bekim, dashuria më e madhe e jetës sime, e du aq fort sa nuk ka. Nuk jemi afër njëri tjetrit, por jam gjithmonë afër me Reinën.

Në vitin 2008, vjen në jetë Mateo. Është kampion i babit të vet. Ishte si një bereqet i madh Mateo, si një fat i madh. Janë krenarit e mia. Reina ka dëshirë të jetë doktoreshë, Mateo futbollist. Jam tifozi i tij më i madh. Shpresoj të ketë bërë ndonjë gol dhe të ma ketë dedikuar. Jam shum krenar për fëmijët e mi, jam babai më krenar në botë”-rrëfeu Juli mes lotësh.

Pas linjës së jetës, Vëllai i Madh i ka bërë Julit një surprizë tepër emocionuese; të bijën për të fikur qirinjtë në 18-vjetorin e ditëlindjes së saj. Pas shprehjes së dëshirave dhe dhuratës së marrë nga i ati përmes ndihmës së Vëllait të Madh, Reina ka pasur edhe një surprizë për babi Julin. Një version të “Let her go” të kënduar nga vetë ajo, me melodinë e së cilës ka kërcyer me të atin.

“Shumë jeni zënë kohët e fundit. Shijoji javët e fundit”-ishte porosia e vajzës së Julit.

“Ti dhe Mateo jeni krenaria ime, pasuria ime e vetme. Do ta kesh babain ku ta duash ti, me vete ku të duash ti. Unë të dua shumë, më shumë se veten dhe u bëfsh një doktoreshë e madhe që të kujdesesh për babin”-u shpreh Juli.

Për aktorin nuk kanë pasur së mbaruari surprizat, ndërsa pas së bijës është surprizuar edhe nga djali; Mateo. Në një porosi për babin, Mateo tha: “Mos i le të tjerët shumë me fol”.

Previous Post

Bën jetë luksoze, por ja sa pak paguan për një fustan Mbretëresha e Spanjës

Next Post

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”/ Nxehet keq Heidi dhe i paralajmëron: Nëse dalin ato mesazhe…

Next Post
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”/ Nxehet keq Heidi dhe i paralajmëron: Nëse dalin ato mesazhe…

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”/ Nxehet keq Heidi dhe i paralajmëron: Nëse dalin ato mesazhe…

Please login to join discussion
  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

Të Braktisurit – Episodi 63 Promo

Të Braktisurit – Episodi 63 Promo

January 22, 2026
Të Braktisurit – Episodi 62 | 22.01.2026

Të Braktisurit – Episodi 62 | 22.01.2026

January 22, 2026
Mos me Braktis – Episodi 852 Promo

Mos me Braktis – Episodi 852 Promo

January 22, 2026
Mos më Braktis – Episodi 851 | 22.01.2026

Mos më Braktis – Episodi 851 | 22.01.2026

January 22, 2026
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.