Gabriele është banori i radhës që u eleminua nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP Albania 3.
Mbetet për t’u parë nëse ai do ketë biletën e kthimit të Lori Caffe.
Banorët të cilët ishin në nominim këtë javë janë: Ilnisa, Fationi, Gabriele, Meritoni, Meri, Sara dhe Juli.
Olsi Bylyku është banori i dytë që u eliminua nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”.
Në shtëpinë gjatë spektaklit erdhi një ‘Zarf i Zi’, pasi banorët kishin thyer rregullat e lojës.
Si rrjedhojë e kësaj, për 22 banorët e shtëpisë u hap një televotim i dytë për sonte.
Ndërsa nga televotimi i parë javor, u eliminua Gabriele, i cili nuk pati fatin të rikthehet me biletë kthyese.