Sjellja e Albës dhe Benitës ndaj Elijonës ishte temë diskutimi në Prime-n e sontëm të BBVK4.
Alba nuk ka pranuar të nxirret, sipas saj, si bullizuese, duke shtuar se mund ta lërë edhe sonte shtëpinë.
“Unë s’kam ndërmend me zgjat kështu. Edhe ju do më dëgjoni mua. Më dëgjoini shumë mirë”, tha Alba.
“Alba pusho, e ke pa çka ke bë tash po reagon. Ajo çfarë ke bërë nuk justifikohet. Nëse do me dëgju. Në nuk do të dëgjojmë kështu. Nëse kë fytyrë, qëndron brenda dhe diskuton si e rritur aty”, tha Alaudini.
Pas kësaj Alba ka kërkuar të dal nga shtëpia.
Ajo u ngrit në këmbë dhe nisi të debatonte me tone të larta me modetatorin Hamiti, duke thënë se produksioni po manipulonte imazhin e saj:
“E keni montuar klipin në të keqen time, po ma denigroni imazhin!” – ishte reagimi i saj i parë.
“Kërkoj tërheqjen e nga Big Brother 4. Sistem i fëlliqtë. E dua arushin pasi po largohem, kam nevojë për të“, tha ajo.
Moderatori i kërkoi që të shkojë në dhomën e rrëfimeve.
“Nuk shkoj në dhomën e rrëfimeve pa ma sjell arushin”, tha Alba






