Big Brother Vip Albania 2 është shndërruar në spektaklin më të ndjekur nga publiku i cili është apasionuar pas jetes që bëjnë banorët brenda asaj shtëpie. Publiku tashmë ka zgjedhur personat që i pëlqejne më shumë për lojën e bukur që bëjnë e njëri nga ta është Luiz Ejlli i cili ka thyer cdo rekord shikueshmërie, duke u bërë strategu më i fortë që ka pasur ndonjëherë në ndonjë Big Brother në Shqipëri.
Ky spektakel duhej te perfundonte pas 100 diteve qendrimi ne shtepi por pas ka shikueshmeri te madhe produksioni u propozoi banoreve qe te qendrojne edhe nje muaj me shume dhe finalistet te fitojne nga 10 mije euro, ata kane kohe deri te shtunen te mendojne dhe te tregojne nese do te vazhdojne me tutje.
Tashme janë afër finales së madhe dhe banorët e “Big Brother” kanë nisur të përdorin strategji të reja për të ulur apo për të bërë kundërshtarët e tyre të ndihen keq. Luizi ka filluar të injorojë në mënyrë të vazhdueshme Oltën, duke mos i folur ose duke mos e përfshirë në biseda. Nga ana tjetër edhe Kristi është duke bërë të njëjtën gjë me Keisin dhe kjo vjen fiks pas momentit kur Lorenc Hasrama deklaroi që mes tij dhe Keisit kishte patur një lidhje dashurie.
Deri në fund të spektaklit kushedi se çfarë do të shohim mes tyre, strategji te reja e krejt te ndryshme nga ato qe kane bere ne fillim pasi ishin shume te tensionuar e te nervozuar per rrugetimin e tyre ndersa tani duket se kane me shume besim ne vete e lojen e tyre.