Ditën e djeshme në media u raportua se Fero dhe Arbenita mund t’i kishin dhënë fund martesës. Dyshja e hoqën njëri-tjetrin në rrjete sociale pasi modelja zbuloi se Neymar i kishte shkruar.
Së fundmi, duket se Arbenita i ka konfirmuar zërat për ndarje me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një video ku thuhet: “A mendon se janë të rëndësishëm burrat?” dhe përgjigjja e saj është “Për çfarë?”
Kujtojmë se Arbenita mori vëmendjen e të gjithëve me videon e publikuar në Tik Tok. Futbollisti i njohur Neymar e kishte ngacmuar duke i dërguar një emoji me zemra në Instagram.