Donald Veshaj vijon të heshtë, por njerëzit jo. Përkundrazi, në rrjetet sociale interpretohet çdo detaj që e lidh me Bora Zemanin apo Beatrix Ramosajn. Një prej tyre është edhe numri 5 në këngën e tij të re që u nënkuptua si një dedikim për moderatoren.
I pyetur rreth kësaj, një nga miqtë e tij më të mirë, Tiri Gjoçi, tha se nuk mund ta thotë me siguri sepse nuk flasin për gjërat personale e romancat me njëri-tjetrin. Por, u shpreh se është surprizuar nga projekti i aktorit.
Shumë është folur edhe për këngën e Tirit, “Lamtumirë”, që shkaktoi aludime se i dedikohet marrëdhënies Beatrix-Donald. Por artisti tha se kjo është e pavërtetë dhe tregoi se i dedikohet ish-të dashurës së tij.
“Lidhja bëhet se jam mik me të dy(Beatrixën dhe Donaldin). Duke qenë se kam qenë aktiv gjatë Big Brother VIP njerëzit bëjnë lidhje. Por nuk ka të bëjë. Do doja shumë të kishte të bënte por jo.
Me Donaldin jemi njohur që te Akademia e Arteve dhe kemi punuar bashkë. Jemi takuar pas daljes nga Big Brother VIP. Fansat kanë nisur të kapen me detaje. Në një varg te kënga ime thuhet “Një natë të ftohtë pranë zjarrit” dhe fansat e lidhin me natën e Donaldit dhe Trixës në Big Brother VIP. Por, nuk ka lidhje.
Për detajin e datës 5 në këngën e tij nuk e di. Kemi marrëdhënie që nuk flasim për gjërat personale. Nuk e kam ngacmuar. Sa për materialin e ri, fillimisht ma tregoi dhe kur shkova prisja diçka tjetër, por na ka habitur të gjithëve. Kisha merak për të kënduarin por edhe atë e ka bërë shumë mirë.“-tha Tiri në një intervistë në “Ftesë në 5”.
Që pas daljes nga “Big Brother VIP” Donaldi ka qëndruar në heshtje duke mos bërë asnjë dalje publike përveç performancave në disa clube nate. Nuk dihet se kur ai do e thyejë heshtjen, por e sigurt është të thuhet se ka shumë për të thënë.