“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”- shkruante Fifi mes të tjerash në një dedikim për të dashurin e saj Adis Patushi.
Gjë që solli shumë reagime e kritika mes të cilave edhe një nga Zhaklin Lekatari e cila është shprehur se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj. Zhaklin publikoi një video, ku thoshte se ajo që po bën këngëtarja është duke mësuar vajzat e vogla që “ta ruajnë veten për një person”.
Ndërkohë nuk ka vonuar as reagimi i këngëtares, e cila i është përgjigjur jo drejtpërdrejtë por duke publikuar në Instastory një thënie. “Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se pse nektari është më i mirë se m*ti.”, thuhet në postim.
Pas kësaj ka patur sërish një reagim nga Zhaklin e cila e quan Fifin ‘këngëtare tallavaje’ duke shtuar “Të puth thagëm”.
Në postimin e Fifit vihen re kritika të shumta. “Mos thuaj ‘më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty’. Nuk duhet t’ia thuash askujt, Fifi. Asnjë vajzë nuk duhet t’ia thotë këtë një djali. Po ai është ruajtur për ty? Jo, ai është baba dhe ka qenë burri i dikujt. Pse duhet t’i kërkosh falje? Nuk është bukur mendoj unë të thuash këtë gjë, sidomos nga ti që je idhulli i shumë njerëzve që të ndjekin,” -shkruan dikush.
“Të lutem, ti paskërke gjetur dikë që të ‘kupton’ pse s’je ruajtur për të? Po çfarë mesazhi u jep vajzave të tjera që s’e kanë pavarësinë tënde dhe që nuk ruhen për një burrë? Dashuria e vërtetë nuk matet me ruajte. Të lutem, ju që jeni fytyra publike mendoni mirë se çfarë mesazhi u jepni vajzave që ju ndjekin,” thotë një tjetër.
“Njeriu nuk ruhet për askënd, thjesht jeton jetën e tij! Pesho pak më shumë fjalët që thua se ky mesazh është i gabuar e mënyra e të menduarit është shumë e trishtë,” shkruan një tjetër komentues.