Këngëtarja e dashur e muzikës popullore, Irini Qirjako, zbuloi në “Goca dhe gra” se do të jetë konkurrentja më e re e “Dancing with the Stars”.
“Në fillim nuk pranova, jo thashë, pastaj u bë një takim dhe ishte gazetari Ervini që më bindi. Unë i thashë lëre se unë njëherë kam ndrydhur këmbën para ca viteve. Ai me të folurën e tij ma prishi mendjen. As im shoq nuk ishte dakort në asnjë mënyrë. Më merr në telefon dhe thotë më prisni aty se erdha. Erdhi aty, ulet dhe duke folur me Ervinin, u bind dhe ai”, tregoi Irini.