Majin që lamë pas, “Big Brother VIP Albania” mbylli me sukses sezonin e tij të dytë, ku fitues u shpall këngëtari i njohur, Luiz Ejlli.
Mirëpo është konfirmuar se ky reality show do të startojë sërish dhe produksioni ka filluar me rekrutimin e banorëve.
Kush janë këta? Teksa të shumtë janë emrat që aludohen në rrjet, këta tre personazhe kanë gjasa që të jenë konkurrentët e parë të BBV.
I pari në listë është Arbër Çepani. Dikur fitues i sezonit të parë të “Big Brother” në Shqipëri, e më pas konkurrent në “Dancing With The Starts” vitin e kaluar, thuhet se tashmë ka marrë ftesën për të qenë banor i sezonit të ardhshëm të “Big Brother VIP Albania”.
Një tjetër emër që përflitet për t’iu bashkuar reality show-t është Zamira Kita. Aktorja e njohur, e cila sapo mbylli xhirimet e filmit që pritet të lançohet në tetor, “Në kuadër të dashurisë”, do të ishte një zgjedhje perfekte për produksionin e BBV.
I treti në listë por jo nga rëndësia është Ledian Agalliaj. Balerini i cili pak pasi i dha fund lidhjes së tij të parë, e më pas zyrtarizoi romancën me Elhaida Danin gjatë një performance në “Dancing With The Stars”, është një ndër më të përfolurit si banor i reality show-t.
Megjithëse nuk ka një datë zyrtare, “Big Brother VIP Albania” pritet të startojë pas muajit tetor.