Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Luizi dhe Kiara kanë qenë të parët që e kanë hapur programin dhe tema e tyre ka qenë lidhjet e dashurisë mes banorëve të “BBV1” dhe “BBV2”.
Të dy kanë diskutuar lidhjet e krijuara brenda dhe vazhdimin e tyre jashtë shtëpisë së “BBV”. Kiara ka treguar edhe se çfarë e bëri të dashurohej me Luizin.
Më ke kapur në pikën e dobët sepse njerëzit që kanë humor me bëjnë të ndihem mirë dhe ti kishe shumë humor dhe ishe i vendosur në gjerat që doje, e dije se çfarë doje dhe jo i lëkundur dhe kjo më bëri të dashurohesha me ty…
Përzgjedhja e Oltës për tre të nominuarit e kësaj jave ishte sa e pritshme aq edhe surprizuese, kjo pasi përballë Luizit dhe Kiarës ajo vendosi të lërë Bledi Manen, i cili ka një javë që është bërë pjesë e shtëpisë. Vendimi i Oltës nuk i ka pëlqyer Kiarës, e cila ia ka thënë në sy Oltës mendimin e saj, duke i shprehur se “duhet t’i binte drejtpëdrejt Luizit.”
Nga ana tjetër, Olta insistoi se vendimi i saj për nominimin është marrë në moment të fundit, pas deklaratave të Luizit për të.