Klinika që ishte e hapur gjatë paradites, pas publikimit të lajmit në media, ka mbyllur qepenat.
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë ku një 3-vjeçar është dërguar në një klinikë dentare për disa shërbime por pasi ka dalë nga aty, i mituri është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë pas 3 ditësh i shtuar në spital.
Klinika që ishte e hapur gjatë paradites, pas publikimit të lajmit në media, ka mbyllur qepenat. Mediat janë munduar që të kontaktojë me mjekun Roland Xhaxho, por nuk është përgjigjur njëri.
Çfarë ndodhi me 3-vjeçarin?
I mituri është dërguar nga familjarët në një klinikë dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Trupi i të miturit është dërguar në morg për tu kryer autopsia. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Daja i 3-vjeçarit tha se mjeket bënë ta pamundurën për ta shpëtuar por ishte vonë pasi i ishte helmuar mëlçia. Ai ka thënë se vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, dhe se do të bëjnë të pamundurën që ata të mos e kalojnë kaq lehtë. Mjeku 70-vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen.