Aktorja Olta Gixhari së bashku me bashkëshorten e këngëtarit Ledri Vula, ish fituese e Dancing with the stars Sara Hoxhën, njihen për shoqërinë e fortë që kanë.
Ato shpeshherë postojnë foto dhe video me njëra tjetrën, dhe së fundmi ato nuk janë ndarë dhe në projektin e ri që pritet të transmetohet javën tjetër.
“Në kuadër të Dashurisë” është filmi shqiptar, ku protagonistë janë këngëtari, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dhe në krahë të tyre do të luajnë shumë personazhe të tjerë të njohur dhe të dashur për publikun si: Sara Hoxha, Zamira Kita, Olta Daku, Salsano Rrapo, etj.
Së fundmi në një bisedë virtuale me ndjekësit, Sara ka treguar nëse ka pasur zënka me Oltën gjatë xhirimeve.
Blogerja pranoi se sigurisht ka pasur, por kanë shërbyer për të krijuar gjendjen e duhur.