Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka treguar se e ka vuajtur për një kohë të gjatë ndërhyrjen e medies në jetën private e cila sipas saj i ka shkatërruar martesën e parë.
Në një intervistë për RTV Ora, këngëtarja Bleona Qereti shprehet se për të tashmë jeta private është e shenjtë dhe se mediat kanë për detyrë të verifikojnë lajmet që marrin.
“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës.
Ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit.
Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri.
E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua”, ka thënë ajo.
Këngëtarja e konsideron të tmerrshëm faktin që emri i saj të kategorizohet në atë që ajo e cilëson si prototipi i modeleve të instagramit./Kosovarja