Gjashtë banorë i kanë shpëtuar telelevotimit të kaluar, ndërsa dy të tjerë do të përballen të shtunën. Egla, Romeo, Meritoni, Jetmir, Erjola dhe Françeska i shpëtuan, ndërsa të shtunën në televotim ‘kokë më kokë’ janë Liam dhe Lidi.
Mbrëmja e kaluar u shoqërua me shumë debate. Një prej tyre ishte mes Meritonit dhe Julit. Meritoni u shpreh se Juli i përmend vazhdimisht Ilnisën për ta goditur, ndërsa Juli i kërkoi llogari për shembullin e një ish-miku bixhozi që i ka përmendur Meritoni.
Po ashtu, Romeo dhe Egla u përfshinë në debate sa i përket pakënaqësive të banores ndaj aktorit për përzgjedhjen e saj për ta shpëtuar nga nominimi.