Meti sot është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.
Kjo u bë e ditur nga një zarf i zi që erdhi nga Vëllai i Madh, në momentin kur u përmend emri i Metit. Banorët të gjithë mbetën të habitur e shokuar për këtë vendim.
“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, u tha në zarf.
“Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim.
Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundoi zarfi./Klankosova/