Në një intervistë për emisionin ‘Big Brother Radio’, e eliminuara e mbrëmjes së djeshme, Ledjona Xheladinaj, ka folur lidhur me eksperiencën e saj brenda shtëpisë së ‘BBV3’.
“Një eksperiencë shumë e bukur, me tension dhe emocione pafund që nuk i kisha përjetuar ndonjëherë. Kam gjetur pak veten aty dhe e kam njohur më shumë.”- është shprehur Ledjona.
Teksa u pyet nëse ka dashur gjithmonë që të jetë pjesë e formatit ‘BBV3’ ish-banorja u përgjigj kështu:
“Unë e kam ndjekur gjithmonë Big Brother, pas edicionit të dytë kam dashur të jem pjesë. Kur më erdhi ftesa për t’u futur thashë okej do ta provoj. Fillova ta mendoja seriozisht.”