Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha duket se e ka marrë afër zemrës programin “Më lër të flas”. Binjakët duket se do ta mbyllin programin me një nga këngëtaret më “big”, Era Istrefi dhe në takim me këngëtaren ka qenë vetë Lori. Në darkën me këngëtaren Era Istrefi ka qenë edhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti.
Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Lorin dhe Erën i kanë parë në takime, ndërsa në Top qarkullojnë fjalë se finalja e Romeos dhe Donaldit do të ketë si protagoniste, Era Istrefin.
Ndërkohë që dy të ftuarit e tjerë do të jetë çifti, Dojna Mema dhe Vlashent Sata.E në fakt për mbyllje duhej një emër i madh kështu që bravo Lori!