Luig Marku, rikthehet sërish me video ku shanë e fyen rëndë komandantin legjendar Adem Jashari, shkruan Insajderi.
Marku, kësaj radhe ka publikuar një video në TikTok, ku paraqitet duke e sharë gjithë familjen Jasharaj.
Kjo nuk është hera e parë që Marku bënë një gjë të tillë. Ai ka ofenduar dhe sharë Adem Jasharin edhe në maj të këtij viti. Edhe në atë video ai kishte përdorur fjalët më të rënda që mund t’i thuhen dikujt, teksa gjithmonë vë në pah fenë islame, duke e quajtur Adem Jasharin, turk e islamist.