Luizi është përlotur teksa i ka shpjeguar Armaldos dhe Ronaldos situatën që po kalon, duke u shprehur se ata kanë parë thjesht një variant dhe nuk e dinë të vërtetën.
“Unë s’isha në asnjë situatë ku duhet të gënjeja për të dalë nga situata. Ju doni të bëni gjyqin për diçka që nuk e dini. Thjesht keni parë një variant, ku mënyra e të shprehurit e imja ishte e gabuar. Do e bëja unë këtë që të humbja Kiarën, Big Brotherin, respektin dhe kur të dal jashtë të më thonë mashtrues? Unë ja bëra vetes. Këto lot nuk i kam për çfarë kam thënë, për çfarë kam bërë dhe as për sjelljen tuaj”, shprehet Luizi.