Në prime-in e djeshëm të “Big Brother VIP”, u transmetua “The Voice” ku mes Armaldo & Bjordi, Dea & Nita, Luiz & Efi, fitues u zgjodhën këta të fundit.
Si ‘shpërblim’, “Vëllai i madh” i bëri një surprizë dyshes, por që vetëm surprizë nuk mund të quhet.
Luizi dhe Efi do të qëndrojnë larg banorëve të tjerë deri në prime-in e rradhës. Ata u vendosën brenda një dhome ku do të kujdesen për një beb, sigurisht jo real.
Mirëpo duket se Kiarës ka filluar që tani ti mungojë Luizi.
Ndryshe nga çka jemi mësuar ta shohim, pas prime-it Kiara ka shkuar te dera e dhomës ku ndodhet Efi me Luizin për të diskutuar.
Ajo i tregoi Luizit se pas largimit të tij, është duke qëndruar vetëm.