Nominimet janë diskutimi më i shpeshtë që banorët kanë me njëri tjetrin brenda shtëpisë, ditën e sotme, Luizi i ofron një marrëveshje disa prej banorëve ku ndër ta ishte dhe Dea Mishel.
Këngëtari Luiz Ejlli i ka shpjeguar rregullat banorëve, të cilat janë shumë të qarta dhe të thjeshta për t’u kuptuar-ose me të ose kundër tij. Ai i kërkon firmat secilit prej tyre në një fletë të bardhë. Banorët që firmosin automatikisht bëhen pjesë e grupit të tij.
Luizi shprehet se të gjithë këtë e bënë me qëllim që të vendos në lojë banorët e tjerë. Edhe pse Dea hodhi firmën në fletën e bardhë, ajo i tha Teas se Luizi nuk duhet të mendojë se ajo do e mbrojë ndonjëherë atë.
Luizi u shpreh se duke mbledhur firmat e të gjithë banorëve ai do të sul mojë lojtarët e fortë dhe jo ata të dobët. Banorët e radhës që firmosën ishin Bledi dhe Keisi ndersa me vone ai e ka shqyer letren pasi kjo ishte vetem nja shaka mes tyre.