Luizi duket se është lodhur nga situatat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe po mendon largimin. Në një bisedë me Kiarën, ai tha se nuk duron dot më pasi i ka të gjithë kundër.
“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që… Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë. Tre muaj janë shumë, s’dihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë.” tha ai ndërsa Kiara i dha kurajo për të vazhduar lojën.