Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Menjëherë pas daljes nga shtëpia e BBV me një unazë martese në gisht, Kiara Tito ka folur dhe ka ndarë disa nga pikëpyetjet që kishte publiku.
Kiara ka treguar që poshtë jorganit nuk ka ndodhur gjë, veçse ndodnjë masazh.
“Jo nuk ka ndodhur asgjë poshtë jorganit, thjesht putheshim, ndonjë masazh kështu dhe normal që s’ka ndodhur gjë. Normale që s’do e bënim kurrë aty, e kemi thënë që nga fillimi”– tha Kiara.