Çifti i njohur, Bardhi dhe Sara Gjordeni, kanë qenë të ftuar së fundmi në ‘Big Brother Radio’.
Dy ish-banorët e edicionit të tretë të Big Brother u njohën brenda shtëpisë dhe krijuan një lidhje dashurie.
Ata kanë folur për zhvillimet e fundit si dhe për raportin me menaxherin, Jetmir Agaj.
“Komentet në rrjet janë që unë po i shkatërroj karrierën Bardhit dhe që unë kam shkatërruar marrëdhënien midis menaxherit të Bardhit dhe Bardhit. Dhe kjo nuk qëndron absolutisht. I kam sugjeruar që të ulet dhe të bisedojë, por Bardhi është maxhoren dhe ka problemet e tij dhe ka hatërmbetjet e tij”, u shpreh modelja.
Bardhi më tej shtoi se ai i ka zgjidhur vetë gjërat me Jetmirin, menaxherin e tij, dhe se këto probleme mbeten mes tyre dhe asnjë personi tjetër, përfshirë këtu edhe Sarën.
Ish-konkurrentja nga ana tjetër shtoi: “Pozicioni im është i tillë që Bardhi të jetë i qetë dhe i lumtur me vendimet e tij. Dua që për gjërat e tij të vendosi zemra, shpirti edhe mendja e tij”.
Sara mes tjerash theksoi: “Unë jam pro çdo gjëje që Bardhi vendos”.
Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat.