• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Thursday, December 11, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Mbyllen 14 shkolla në Kosovë, infektohen mbi 250 nxënës e mësimdhënës

by
October 29, 2020
in Uncategorized
0
Mbyllen 14 shkolla në Kosovë, infektohen mbi 250 nxënës e mësimdhënës
0
SHARES
363
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak të paraqitjes së rasteve pozitive me koronavirus, si në mesin e nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve, 14 shkolla në Kosovë janë mbyllur, kurse mësimi ka kaluar online.

Diellza Kukaj, zyrtare për informim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, thotë se numri i nxënësve të infektuar me koronavirus është 130, ndërkaq i mësimdhënësve 148.

“Gjitha shkollat që tashmë janë mbyllur, kanë kaluar sipas planit C, pra mësimi po mbahet online. Ky është bilanci i të infektuarve që ne e kemi marrë ditën e premte (23 tetor) nga e gjithë Kosova, pra kemi 148 mësimdhënës dhe 130 nxënës të infektuar”, tha Kukaj për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, Ministria e Arsimit ka paraparë që në këtë vit shkollor, mësimi të realizohet përmes tre skenarëve. Skenari A ka të bëjë me zhvillimin e mësimit në ambientet shkollore. Skenari B, apo mësimi i kombinuar përfshin rikthimin e pjesshëm të nxënësve në shkolla (prezencë e nxënësve në shkolla, e kombinuar dhe me mësimin në distancë) dhe skenari C është mësimi në distancë apo online

Njëra nga nxënëset që për dy javë ka vijuar mësimin online është Renea Munishi. Ajo tregon se në klasën e saj, në shkollën e mesme “Don Bosko” në Prishtinë, një nxënës doli pozitiv me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Pas kësaj, tregon Renea, mësimi u zhvendos online dhe e gjithë klasa u testua për koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Ndonëse kemi dalë gjithë të tjerët negativë, ne për dy javë nuk kemi shkuar në shkollë, po mësimi ka vazhduar online. Gjatë kësaj jave kemi filluar mësimin në objekt. Ne jemi testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me teste (me metodën) PCR. Katër profesionistë kanë ardhur në shkollë dhe aty i kanë marrë mostrat e nxënësve.

Nuk kemi qenë vetëm ne, ka pasur edhe nga klasë të tjera që janë testuar”, tregon ajo.Në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, mësimi po zhvillohet sipas skenarit B, apo mësimi i kombinuar, ku një grup nxënësish për një javë ndjekë mësimet nga banka shkollore dhe tjetri kyçet online nga shtëpia.

Ky skenar po aplikohet në këtë shkollë, pasi në muajin shtator, ajo u mbyll sepse katër arsimtarë dolën pozitivë me koronavirus.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Jehona Oruqi tregon për Radion Evropa e Lirë se si po zhvillohet mësimi në këtë institucion arsimor.

“Shkolla jonë ka qenë dy javë me skenarin C, pra gjithë kemi qenë në mësim online, për arsye se kanë rezultuar katër mësimdhënës pozitivë. Tash po funksionojmë sipas skenarit B. Janë dy grupe brenda ditës, ku njëri kyçet online nga shtëpia direkt në klasë dhe grupi tjetër brenda klasës. Aktualisht e kemi një nxënëse të infektuar, por që ka qenë duke mbajtur mësim nga shtëpia. Kështu që gjithçka po funksionon aktualisht mirë sa i përket mësimit”, thotë Oruqi.

Kosova pikun e pandemisë e ka arritur në muajt korrik e gusht, derisa më pas numri i të infektuarve ka shkuar duke shënuar rënie. Por, në tre javët e fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të të infektuarve me koronavirus.

Në shtatë ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,139 raste të reja me koronavirus dhe dhjetë viktima.

Megjithëkëtë, mikrobiologu Lul Raka tha se tash për tash nuk është diskutuar për mbyllje shkollash, dhe se mësimi do të vazhdojë të mbahet në objekte shkollore sipas planit që tashmë shkollat i kanë bërë. Por, ai shtoi se kjo varet nga situata epidemiologjike në ditët në vijim.

“Gjithçka varet nga situata epidemiologjike. Në Kosovë, ndonëse që nga mesi i muajit shtator janë hapur shkollat, numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus tash për tash po del të jetë i menaxhueshëm. Ato shkolla ku ka pasur të infektuar kanë kaluar në planin C, dhe mësimi mbahet online”, thotë Raka.

Me planin e Qeverisë së Kosovës ka qenë e paraparë që mësimi të niste më 1 shtator, por data është shtyrë për dy javë me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

Kjo e fundit, atëbotë pati thënë se nuk janë siguruar kushtet e nevojshme për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.

Qeveria e Kosovës i ka mbyllur institucionet arsimore qysh në mes të marsit, kur edhe janë shfaqur rastet e para me koronavirus.

Pjesën e mbetur të vitit shkollor, nxënësit e kanë ndjekur online.

Previous Post

Blerim Latifi e quan kastravec deputetin turk që kërkoi shkarkimin e ambasadorit Gashi

Next Post

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik jep lajm të mirë

Next Post
Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik jep lajm të mirë

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik jep lajm të mirë

Please login to join discussion
  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.