Emisioni “Prive” ka realizuar një darkë festive me rastin e festave të fundvitit, ku të ftuar kanë qenë shumë nga ish-banorët e dy edicioneve të Big Brother VIP Kosova.
Atyre u janë bërë pyetje të ndryshme, të cilat kanë ardhur nga fansat përmes një letre që Liberta i ka lexuar para tyre në darkën festive.
Në një moment, këngëtares Monika Salihu i është parashtruar pyetja se “a do të donte që aventura e saj të vazhdonte dhe nëse do të ishte, a do të jepte më shumë nga vetja”.
“Po dua të them që më ka ardhur inat që më keni larguar ose që më kanë larguar se nuk e di”, tha Monika drejtuar Libertës, ndërsa ajo ndërhyri menjëherë duke i thënë: “Këtu më duhet të ndërhyj, sepse kjo ‘më keni larguar’ është akuzë e rëndë. Këso muhabete, llafe të frizereve (parukiereve) ka gjithandej, jo prej teje por prej njerëzve”.
“Por sa i përket daljes së banorëve, nuk dua të them që po jua garantoj por ajo që ju qet jashtë është vetja jote”, shtoi më tej Liberta, e cila është pjesë e Klan Kosova që organizon programin BBVK.
Ndërkohë, që këngëtarja e njohur për hitin e saj “Çika e boksierit” tha se “nuk u beson llafeve të njerëzve”, por që “a është larguar nga publiku, apo nga produksioni, këtë nuk e di as nuk do ta di”.