Pas përfundimit të Big Brother Vip, Donaldi bashkë me Romeon e kanë lënë pas dore ekranin, ku pritej të sillnin emisionin e tyre “Më lër të flas” në TCH dhe tani i janë futur me “kokë” muzikës.
Binjakët i sheh tashmë kudo në koncerte bashkë me Elgit Dodën dhe interesi për ta është shumë i madh, pasi i klubet plot. Djemte krijojnë një super atmosferë, gjë që duket lehtësisht nga videot që publikojnë në rrjetet e tyre sociale.
Donaldi publikoi një këngë dhe tashmë të dy shihen shpesh nëpër koncerte bashkë me Elgit Dodën në Shqipëri dhe Kosovë, madje s’mungojnë koncertet as në diasporë ku ka shumë shqiptarë.
Por, djemtë janë përballur dhe me të papritura gjatë koncerteve të tyre. Bora Zemani mesa duket “do ta përndjekë” gjithmonë nga pas edhe pas daljes së Big Brother Donaldin.
Fansat duan ti shohin bashkë. Një vajzë dëgjohet duke bërtitur me sa fuqi ka emrin e moderarores së Përputhen në momentin kur Donaldi këndon më skenë.
“Më mbyti malli”, këndon Donaldi. Fansja menjëherë pas tij: “për Borën…”.