• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Thursday, January 15, 2026
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

“Më ndoqi deri në Bulevard”, zbardhet dëshmia e plotë e Elias dhe Princit

VeqShqip by VeqShqip
March 21, 2024
in Rozë
1
“Më ndoqi deri në Bulevard”, zbardhet dëshmia e plotë e Elias dhe Princit
0
SHARES
78
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme është zbardhur dosja e plotë të çështjes mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, pasi ish-çifti iu drejtua Gjykatës lidhur me konfliktin e ndodhur disa ditë më parë në Pallatin Mbretëror.

Në dëshminë që ka dhënë Princ Leka, thekson se ditën që ka shkuar në ambientet e pallatit mbretëror për të takuar vajzën e tij të vogël, ai është konfliktuar me babanë e ish-bashkëshortes së tij, Gjergj Zaharia.

Dëshmia e plotë e Princ Lekës:

“Unë jam paraqitur në Komisariatin e Policisë për të kallëzuar se sot rreth orës 15:20 minuta unë kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani’ rezidenca familjare mbretërore nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të  moshës 3 vjeçe, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci .Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Më pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylen dhe kam gjetur vajzën time Geraldina Zogu e moshës 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babait të ish bashkëshortes shtetasit Giergi Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë se si duhet të ndërrosh rrugë kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë dhe kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar të largohej nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën .Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergji Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Giergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si dhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilën më ka goditur por unë jam mbrojtur me parakrah dhe jam goditur nga duart me të, më pas ka ardhur dhe ish bashkëshortja Elia Zogu e cila dhe ajo ka filluar që të më sulmoje fizikisht dhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo.

Unë kam tentuar që t’i largohem kësaj situate por gjatë largimit ish bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke më kërcënuar më pas, kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar i ndjekur nga ish bashkëshortja e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke më ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë komisariat Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi”.

Ndërkohë nga ana tjetër, në dëshminë e Elia Zharisë, aktorja deklaron se më 5 mars, ditë kur ka ndodhur përplasja, ajo nuk ka qenë prezente në nisje të sherrit mes babait të saj dhe Princ Lekës, por kur ka shkuar në shtëpi ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar babanë.

Dëshmia e Elias:

“Unë kam disa ditë që kam qenë pa qejf dhe për këtë arsye babai im ka ardhur për të më ndihmuar me vajzën time të vogël 3 vjeç dhe për të më ndihmuar edhe mua.

Sot unë kam qenë në prova, kam ikur ne shtëpi rreth orës 15:30 dhe kam parë biçikletën e babit tim të përmbysur, jam futur brenda në shtëpi në katin e dytë dhe kam dëgjuar debat mes babait dhe Lekës nuk e di se çfarë i thoshin njëri tjetrit, kam parë Lekën i cili po shtynte me forcë babanë tim.

Unë e kam tërhequr Lekën me qëllim që ta largoja nga babai im dhe debati me të dhe duke u tërhequr me njëri-tjetrin kemi zbritur deri poshtë nga shkallët në një moment kur dola jashtë Leka më ka shtyrë me gjithë forcën e tij derisa unë kam humbur ekuilibrin dhe jam rrëzuar përtokë duke u vrarë dhe në kokë, Leka filloj duke më thënë ‘je aktore po bën kot’.

Ndërkohë që kërkoi ndihmë ambulancën ose policinë shtetasi Syl Mulosmani me ka thënë që ambulanca dhe policia të lajmërohen nga babai jot Gjergji, ndërkohë që babai ishte akoma tek dhoma, Leka dhe Syla duke mos më dhënë asnjë ndihmë dhe më lanë në tokë, unë e kam mbledhur veten pasi kam ndenjur disa minuta përtokë, jam çuar vet duke mos më ndihmuar asnjë njeri edhe Leka ka vazhduar dhe më ka shtyrë dhe më pas ai është larguar”.

Previous Post

Sara Hoxha befason me fotografinë që ka publikuar

Next Post

“Kishte shumë erotizëm dhe seks”/ Olsa tregon kur ka censuruar Përputhen

Next Post
“Kishte shumë erotizëm dhe seks”/ Olsa tregon kur ka censuruar Përputhen

“Kishte shumë erotizëm dhe seks”/ Olsa tregon kur ka censuruar Përputhen

Please login to join discussion
  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Djali virgjër”- Ish-banori i BBVA ironizon Mirin dhe produksionin: Donin ti shisnin shqiptarëve… (Foto)

“Djali virgjër”- Ish-banori i BBVA ironizon Mirin dhe produksionin: Donin ti shisnin shqiptarëve… (Foto)

January 11, 2026
Sara Gjordeni komenton banorët e Big Brother VIP 5

Sara Gjordeni komenton banorët e Big Brother VIP 5

January 11, 2026
Greta e pëson keq pasi ndikoi në raportin Selin-Miri

Greta e pëson keq pasi ndikoi në raportin Selin-Miri

January 11, 2026
Epike! Ilir Vrenozin e zë gjumi gjatë prime-t të “Big Brother Vip” (VIDEO)

Epike! Ilir Vrenozin e zë gjumi gjatë prime-t të “Big Brother Vip” (VIDEO)

January 11, 2026
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.