Çifti i cili u bashkuan në Big Brother VIP Kosova, Vivien dhe Getinjo duket se gjatë javës që po e lëmë pas, i kanë ndarë përfundimisht rrugët.
Burimet e Prive kanë mësuar se arsye të ndarjes u bënë debatet e vazhdueshme me njëri-tjetrit, përcjell Klankosova.
Bëhet e ditur se një prej debateve më kulminante ka ndodhur në Zvicër, të nesërmen e ditëlindjes, atje ku Vivien shkojë për ta festuar 30-vjetorin krahë personit të zemrës.
Gjithashtu, është bërë e ditur se tashmë ajo është kthyer në Tiranë, ndërsa Getinjo ka vazhduar të qëndrojë në Zvicër.