Einxhel Shkira është shumë aktive në rrjete sociale ku së fundmi ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Moderatorja i është përgjigjur publikisht një ndjekësje e cila i ka komentuar negativisht (komentin nuk e ka publikuar). Einxhel ka shpërndarë në Instastory profilin e ndjekëses duke shkruar: Më vjen keq për gratë. Por më shumë për veten. Për veten se jam e detyruar të duroj fytyra të tilla që mendojnë se kanë të drejtë me dhënë mend. Jo se jam gjynah se m’i thojnë ato fjalë, por jam gjynah se nuk iu shaj dot ashtu siç e meritojnë. Që jeni edhe vetë nëna, pastaj është tronditëse se çfarë edukate mund të jepni.
Kjo nuk është hera e parë që Einxhel përplaset me komentuesit. Ajo nuk heziton t’iu kthejë përgjigje si për mirë ashtu dhe për keq.