Në një intervistë për “Prive”, Melisa ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Andi duke treguar se është ndjerë shumë e paragjykuar.
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, tashmë dhe këngëtare u shpreh se nuk dëshiron të bëjë bujë duke treguar anën negative që çoi në ndarjen nga Andi, por dëshiron të mbajë vetëm kujtimet e mira.
“Tani për momentin kam rigjetur veten, kam rilindur them unë. Jam një Melisa më e përmirësuar. Një Melisa që është e njëjta Melisë, me një ndryshim për mirë. Dy periudha në jetën time kam qenë poshtë, një herë para shumë viteve për arsyeje familjare, hera e fundit ka qenë kjo që u zhduka. Jam e lumtur që kam qenë keq për të qenë më mirë sot. Unë nuk kam nevojë të flas se po përmendem goxha. Kur ndodh një ndarje një femër si të flasë si mos të flasë, do të jetë ajo e paragjykuara. Sidomos një personazh si puna ime që është ekspresive. Preferoj të mos flas fare sesa të gënjej. Anën negative kam vendosur ta mbaj për vete, mos të bëjë kot bujë. Një arsyeje konkrete (për ndarjen) nuk e jap dot, për të vetmen arsye dua ta mbaj për vete, sepse dua të mbaj vetëm kujtime të mira. Por, besoj siç e ka thënë dhe personi (Andi) ishte më e mira për të dy. Meritoj më shumë, kaq dua të them”, tha Melisa.