Moderatori i njohur, Meti Alshiqi është përjashtuar dje nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova’ për shkak të gjuhës së përdorur gjatë një debati mjaft të ashpër me Blerandon.
E gjithë kjo erdhi për shkak se Meti nuk dëshironte t’i bindej urdhrave të kapitenit të javës, Blerandos.
Ishin banorët ata të cilët ndaluan dyshen të përleshen edhe fizikisht, pasi konkurrenti Meti iu afrua me tension Blerandos i cili qëndronte i qetë përball tij.
Para pak çastesh, Meti ka publikuar një video në Instagram, ku shihet mjaftë në disponim të mirë.
Megjithatë, ende nuk ka ndonjë deklaratë nga ish-konkurrenti i BBVK 2./Insajderi.org